Nuk ka periudhë më të mirë për të celebruar dashurinë sesa sezoni i verës. Moti është i ngrohtë, të gjithë janë në humor të mirë, nxirja e trupit nga plazhi bën që fustani të ngjajë gjithmonë bukur...Megjithatë pikërisht zgjedhja e fustanit kur je e ftuar në një dasmë vere nuk është gjithmonë shumë argëtuese, sepse me gjithë modelet e shumta që shfaqin dyqanet ti kërkon të mos gabosh dhe pse jo të jesh edhe në modë teksa feston dashurinë e nuses dhe dhëndrit. Disa ide se si mund të jetë një fustan ideal për një dasmë në stinën e ngrohtë? Më poshtë gjeni disa sugjerime.