Kur temperaturat janë brutalisht të nxehta, një fustan i shkëlqyer prej liri gjithmonë do t'ju shpëtojë ditën, duke ju siguruar që të dukeni të qeta, të freskëta dhe elegante. Të gjithë e dimë që veshjet me material lino janë arma sekrete në garderobën e çdo vajze me stil.
Selena Gomez së fundmi doli e veshur me një fustan prej liri nga Banana Republic që e kombinoi me një rrip Khaite dhe këpucë Santoni. Kthehuni në fund të viteve '70 dhe '80 dhe do të gjeni yje ikonë të stilit si Jane Birkin të veshur me fustane kukullash prej liri në nuanca të bardha që reflektojnë diellin. Ndërsa modelet e lehta shpesh sjellin vizione të neutraleve minimaliste, ka gjithashtu një shumëllojshmëri të fustaneve prej liri me lule, si dhe nuanca të gjalla të kuqe dhe lozonjare rozë dhe të verdhë për të energjizuar veshjet tuaja verore.
Nëse ende nuk e keni një të tillë në gardërobë, hidhini një sy sugjerimeve më poshtë, ndoshta mund të frymëzoheni.