Ka qenë një sukses i madh për modelin dhe aktivistin Elton Ilirjani pjesëmarrja në Javën e Modës në Kosta Rika. Mediat ndërkombëtare e kanë etiketuar Ilirjanin si supermodeli teksa shkëlqeu me veshjet e Maria Jose Chavarria Ruiz të “Instituto Nacional de Aprendizaje”, AMAG nga Noly Rodriguez dhe Weise.
Elton Ilirjani mori pjesë për herë të dytë në fushatën e “UNFPA Bodyright”, një rikthim në Costa Rica për të dhënë mesazhin e fuqishëm për dhunën ndaj grave. “Stop femicidit!”. Mbyllja e Javës së modës u bë me koleksionin e markës boliviane Weise, nga stilistja Ericka Suarez Weise.
Këtë vit Java e Modës në Kosta Rika, që u mbajt 24 gusht i kushtoi një hapësirë të rëndësishme një kauze tejet globale siç është ajo e ndalimit të dhunës ndaj gruas. Biznesmeni dhe aktivisti i njohur shqiptar Elton Ilrijani u përzgjodh nga organizatorët e eventit si modeli që çeli Javën e Modës në Kosta Rika.
I njohur për nismat e marra si aktivist në kauza të ndryshme, Ilirjani mori pjesë në hapjen e shfaqjes së madhe të modës, përkrah Fedras, një aktore e mirënjohur nga Kosta Rika e cila mbajti një fjalim për ndalimin e dhunës ndaj gruas, nën sloganin ‘Stop Femicides’. Nuk ishte vetëm një parakalim në pasarelë kjo për Ilirjanin, por një solidarizim me të gjitha gratë e pamundura, të dhunuara, e të vrara në të gjithë globin.
Axhenda e Elton Ilirjanit më tej do të vijojë të jetë tejet e ngjeshur duke qenë se është i ftuar në dhjetëra vende anembanë botës për të marrë pjesë në Javët e Modës që mbahen në metropolet e famshme për prezantimin e koleksioneve Pranverë/ Verë 2025. Duke nisur me Costa Rikën që nis këtë javë, influenceri Elton Ilirjani do të bëjë një trajektore mirëfilli globale nga Japonia, Korea e Jugut, Paris, Milano, Miami. Mandej në Tetor do të jetë i ftuari special në eventin e bukurisë Miss Globe që mbahet në kryeqytetin shqiptar në Tiranë.