Ka marrë një valë kritikash në internet fustani i bardhë atipik që një grua e re zgjodhi të vishte në ditën e saj të dasmës. Përdoruesit e rrjetit nuk ishin dakord me zgjedhjen e saj.
Pernille Rosenkilde, një influencuese e re nga Danimarka, është kritikuar në internet pasi zgjodhi të vishte një veshje të tejdukshme në kishë, cka u konsiderua nga ndjekësit si “krejtësisht e pavend”.
Fustani është krijuar nga ajo vetë. Pernille qepi shumë pupla dhe asaj iu deshën 50 orë për t'i vendosur ato. Pjesa e sipërme e mbushur me pupla dhe ajo e poshtme transparente supozohej të përfaqësonin të gjithë personalitetin e saj të pasqyruar në një fustan nusërie. “Më pëlqen të vesh pupla dhe materiale të tejdukshme, por gjithmonë kam dashur që veshja ime të jetë elegante, klasike dhe pak seksi”, tha Pernille për Vogue Scandinavia.