Nëse e merrni një herë, do të jetë aleati juaj tani dhe përgjithmonë në të cilin do të shkëlqeni: Të famshmet janë magjepsur nga aksesori që lë përshtypje pozitive kudo që të shfaqeni.
“Rripi i guximshëm” është kthyer në pjesë kyce të trendeve që kanë çmendur botën e njerëzve të famshëm. Rripat e mëdhenj, të kompletuar me një karficë të madhe që të lë më shumë përshtypje, janë një hit i vërtetë mes VIP-ave dhe shpeshherë janë një objektiv i vazhdueshëm i të gjitha zonjave që njohin modën dhe kanë një instinkt shumë të fortë të saj.
Shpesh pamja e rripit është praktike, por tani këtij funksioni i shtohet edhe faktori estetik. Ndër të fundit që i bashkohet trendit është aktorja e njohur Cate Blanchett, e cila ka zgjedhur një kostum kamoshi që i ngjante xhinsit dhe ishte në stil safari. Look-u i saj nuk do të dukej a qi përsosur pa rripin, i cili la një përshtypje të mrekullueshme tek të gjithë rreth saj, duke i dhënë pamjes së frymëzuar nga retro-ja edhe më shumë tërheqje nostalgjike.
Përveç personazheve të njohur, popullaritetin e këtij aksesori e dhanë marka si Miu Miu, Prada, Khaite dhe Schiaparell. Stilistët e modës së rrugës dhe influencuesit gjithashtu nuk kanë qenë imunë ndaj këtij lloj aksesori, i konsideruar aleat i fortë stili këtë vjeshtë.