KreuFashion

Si u shfaq Angelina në Venecia, jo të gjithëve u pëlqeu veshja: Shumë zakonshme!

Si u shfaq Angelina në Venecia, jo të gjithëve u pëlqeu

Për shumë nga ndjekësit e saj, Angelina Jolie dukej në çdo centimetër si një damë e vërtetë teksa mbërriti në Hotel “Excelsior” me varkë për Festivalin e Filmit në Venecia. Megjithatë, jo të gjithë ndjekësit u pajtuan me fustanin e saj ngjyrë kafe me material shifoni, i cili kishte një qëndisje të ndërlikuar në formën e rombit përreth belit, dhe disa mendojnë se ai ishte shumë i zakonshëm në pamje për një event kaq të rëndësishëm.

Si u shfaq Angelina në Venecia, jo të gjithëve u pëlqeu
Si u shfaq Angelina në Venecia, jo të gjithëve u pëlqeu

Kjo nuk e pengoi megjithatë aktoren 49 vjecare të Hollivudit që të tërhiqte vëmendjen në qytetin launë, ku ndodhet për të promovuar filmin e saj të fundit, “Maria”, i cili do të ketë premierën të enjten në mbrëmje. Angelina arriti në Venecia më herët këtë javë përpara premierës së “Maria”, i cili është një film biografik dramatik për këngëtaren e operës Maria Callas.Regjisor i filmit është Pablo Larraín dhe prodhohet nga shtëpia filmike Fremantle.

Si u shfaq Angelina në Venecia, jo të gjithëve u pëlqeu

Angelina ka rolin kryesor, me Valeria Golino si motra e saj Yakinthi dhe Haluk Bilginer si Aristotel Onassis.“Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë për jetën dhe trashëgiminë e Marias”, tha Angelina më parë në një deklaratë. “Do të jap gjithçka që mundem për të përmbushur këtë sfidë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF