drejtësi në nuremberg

“Drejtësi në Nuremberg” Si një reflektim për kohën sot!   - Art
KreuArt

“Drejtësi në Nuremberg” Si një reflektim për kohën sot!  

Nga Ilda Lumani

Harresa është vrasja e dytë! Për këdo që ka jetuar të keqen në kurriz, për këdo që ka parë dhe dëgjuar se çfarë ka ndodhur me një popull e vend, për këdo që ka ardhur në këtë jetë pas çfarë ka ndodhur në të kaluarën, për këdo që nuk do të zgjojë kujtime të hidhura, apo nga ato që nuk e bëjnë krenar… Për këdo që do të fshijë atë kujtesë, atë memorie, që e mban peng të një veprimi, mori veprimesh, a mosveprimi është një vrasje e dytë. Ndoshta dhe më e rëndë se e para! Këtë shqetësim e hasa pak vite më parë në librin “Të mbyturit dhe të shptuarit”, të shkrimtarit Italian me origjinë hebre, Primo Levi (përkthyer mjeshtërisht nga Aida Baro), i cili kaloi kalavarin e kampeve nazistë dhe gati 40 vitesh pas holokaustit (kohë kur shkroi librin) gjërat po përsëriteshin njëjtë, me forma të ndryshme, edhe më të perfeksionuara, por thelbi i njëjtë; luftë dhe pushtime, djegie dhe asgjesime, kampe dhe të zhdukur, “të mbytur dhe të shëptuar”!

2026-a nuk është aspak mirë, që nga ajo kohë. Madje nuk është fare mirë as nga koha, kur në Pallatin e Drejtësisë së Nurembergut pas Luftës Së Dytë Botërore 1945-1946 u bënë gjyqet ndërkombëtare për 22 “kriminelët e luftës”, kundër nazistëve dhe krimeve të tyre ndaj popullit hebre.

“Drejtësi në Nuremberg” Si një reflektim për

“Drejtësi në Nuremberg” Si një reflektim për

Pikërisht një nga gjyqet e famshme të kësaj gjykate ndërkombëtare, - e cila u formua nga aleatët, SHBA-të, Britania e Madhe, Franca dhe Bashkimi Sovjetik (aso kohe) sjell drama “Drejtësi në Nuremberg”, e autorit Abby Mann, me regjisor Arben Kumbaro, që po shfaqet këto ditë marsi në ArTurbina në Tiranë.

“Drejtësi në Nuremberg” Si një reflektim për

Nuk mund të jesh neglizhente kur sheh këtë shfaqje, e sjellë mjeshtërisht në skenën shqiptare nga një kast aktorësh, ku secili me rolin përkatës i shton vlerë krijimtarisë së vetë artistike.

Shkova me shumë kureshtje për të parë këtë vepër dhe kjo kureshtje më mbajti minutë pas minute, plot dy orë shfaqje, plot dy orë emocion. Secili rol i vogël a i madh mbante peshën dramatike të një pazëlli të konfiguruar mirë, ku çdo tullë ishte në vendin e vet dhe ku disa aktorë dhanë më të mirën e tyre ndër vite në skenë; Myzafer Zifla; Indrit Çobani (në rolin e avokatit, një nga rolet e tij më të mirë për mua), Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Viktor Zhusti, Ella Zaharia, llirda Bejleri, Donald Shehu, Sokol Angjeli, Neritan Licaj, Florian Agalliu, Artan Imami, Besmir Bitraku, Igli Zarka, Doriana Caushi, Gladiola Harizaj, Edison Lleshi e Livion Aliaj. Një shfaqje, ku përballjet, dilemat, e vërteta e hidhur, shkatërrimi i individit, nuk mund të mos të bënin të lotoje herë pas here… 

“Drejtësi në Nuremberg” Si një reflektim për

“Drejtësi në Nuremberg” Si një reflektim për

“Drejtësi në Nuremberg” Si një reflektim për

“Drejtësi në Nuremberg” Si një reflektim për

Cilën anë të medaljes duhet të mbajë një gjerman; të mbrojë të vetët; të thotë të vërtetën; të bëjë avokatin pa asfarë brerje ndërgjegje se po “vret” vendin e tij para syve të botës. Po vallë vetëm Hitleri është fajtor? Po Europa? Anglia? Bashkimi Sovjetik e Amerika? A mos jemi fajtorë të gjithë?!

Historia e holokaustit është nga më të rëndat në historinë e njerëzimit. Por, edhe një nga më “të promovuarat” edhe për faktin se ajo ruhet. Kampet e kthyer në muze (një dramë edhe kur i sheh, jo më për ata që i jetuan), mbajnë të gjallë e të zgjuar çfarë ndodhi realisht me atë eksperiment famë keq, që ju la një damkë historike gjermnaëve përjetë. Po, sa kampe nuk kemi parë ne?! Dhe sa kampe e gjenocide po krijohen sot në botë?! Çfarë ka ndodhur vitet e fundit veçanërisht në Gazë e po aktualisht në Iran…? Këto pyetje e dilema të ngritur në një vend të vogël si i yni janë minorancë përpara realietetit botëror, por një vetëdije njeriu duhet ta ketë… një reagim duhet ta bëjë! Teatri është zgjim ndërgjegje, dhe çdo njeri ka nevojë të përballet me “Drejtësi në Nuremberg” të mjeshtrit Kumbaro, për të bërë gjyqin e vetë me kohën, me njerëzit, me të vërtetën!