
Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 është tensionuar ndjeshëm, duke çuar në një vendim drastik nga Vëllai i Madh: të gjithë banorët janë vendosur në televotim. Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë në spektaklin e së martës.
Vendimi erdhi pas një sërë shkeljesh të rregullave, ku janë përmendur fikja e mikrofonave, kërcënime verbale dhe prekje fizike mes banorëve. Sipas produksionit, disa prej konkurrentëve nuk kanë respektuar rregullat bazë të qëndrimit në shtëpi, duke detyruar një masë kolektive ndëshkuese.
Ndër banorët që janë përmendur për moszbatim të rregullave janë Selin, Greta, Rogerti, Livia, Miri dhe Mateo. Megjithatë, vendimi për televotim përfshiu të gjithë shtëpinë.
Artani e kundërshtoi hapur këtë vendim, duke deklaruar se jo të gjithë banorët kanë thyer rregullat dhe se masa është e padrejtë për ata që kanë respektuar lojën.
Në televotim këtë javë janë: Stenaldo, Mali, Miri, Marko, Rogerti, Artani, Juela, Livia, Gimbo, Selin, Mateo, Brikena, Shndrit, Greta, Arditi dhe Alesio.
Publiku do të vendosë me votën e tij se cili prej banorëve do të largohet nga gara, ndërsa pritet që dinamika në shtëpi të ndryshojë ndjeshëm pas këtij vendimi të fortë nga produksioni.
