
Në një bisedë të zhvilluar në Ferma VIP, Soni Malaj ka folur hapur për marrëdhënien që ka pasur vite më parë me Flori Mumajesin, duke zbuluar detaje që nuk i kishte ndarë më herët publikisht.
Teksa në fermë po luhej një këngë e artistit, Moza Ahmeti e ngacmoi Sonin për raportin që kishte me Florin, çka bëri që këngëtarja të pranonte se mes tyre ka ekzistuar një lidhje serioze.
“Mos ma shaj Florin”, tha fillimisht Soni me humor, ndërsa më pas shtoi: “Është ishi im. Dy vite e gjysmë bashkë”.
Artistja tregoi se historia e tyre ka qenë e rëndësishme dhe se ata kanë qenë edhe të fejuar.
“Kemi qenë zyrtarisht”, u shpreh ajo gjatë bisedës me Mozën.
Në vijim, Moza e pyeti nëse Flori është aktualisht në një lidhje, ndërsa Soni preferoi të mos japë shumë detaje.
“Ai në punë të vetë tani, unë në timen”, tha këngëtarja.
Moza nuk ngurroi të sugjeronte një ribashkim mes tyre, por Soni reagoi menjëherë me: “Jo jo”.
Biseda vazhdoi me nota humori, teksa Moza tregoi edhe një moment nga një takim i rastësishëm me Florin, ku kishte bërë sikur nuk e kishte njohur.
“Ishte shëndoshur shumë”, tha ajo, ndërsa Soni iu përgjigj: “I shkon shëndeti”.
Përveç kujtimeve nga marrëdhënia e tyre, Soni Malaj bëri edhe një “thirrje” spontane për Florin nga Ferma VIP.
“Njëherë, kur po ia vendosnin shumë këngët, thashë mos po na vjen në Fermë. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu? Moza, thuaju të më sjellin një dron, të lutem”, u shpreh ajo mes të qeshurash.
