KreuCelebrity

Rozana Radi reagon me mesazh të koduar: “Heshtja ime nuk është dobësi”

Rozana Radi reagon me mesazh të koduar: “Heshtja ime nuk
Rozana Radi ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut dhe mediave rozë, si për angazhimin e saj në emisionin “Goca dhe Gra”, ashtu edhe për postimet e fundit që kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet.

Rikthimi i emrit të saj në qendër të diskutimeve erdhi pas intervistës që bëri bujë me ish-partnerin MC Kresha, një përballje që u komentua gjerësisht për qetësinë dhe profesionalizmin e të dyve.

Megjithatë, pas kësaj paraqitjeje të qetë, artistja duket se ka zgjedhur të shprehet në mënyrë më të tërthortë. Përmes një Instastory, ajo ka ndarë një mesazh që është interpretuar si një deklaratë e fortë për qëndrimin e saj.

Në postim, Rozana lë të kuptohet se nuk e sheh heshtjen si dobësi, por si një fazë të vetëpërmbajtjes para veprimit:

“Jam e qetë… ndoshta më e qetë se ç’duhet, dhe disa po e keqkuptojnë këtë si mungesë force. Por nuk është kështu. Kur të vijë momenti, nuk do flas më, do veproj. Dhe kaq mjafton.”

Ky mesazh ka shtuar kuriozitetin rreth situatës, pasi këngëtarja nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo detaj konkret. Megjithatë, toni i fjalëve të saj lë të kuptohet se ajo po përgatit një reagim më të drejtpërdrejtë në një moment të mëvonshëm.