
Një rast tronditës është zbuluar në Spanjë, ku një çift prindërish u arrestua pasi mbajti të mbyllur tre fëmijët e tyre për rreth katër vite, duke pretenduar se po i mbronte nga pandemia e Covid-19.
Bëhet fjalë për një burrë me origjinë gjermane dhe bashkëshorten amerikane, të cilët jetonin në Oviedo. Sipas hetimeve, fëmijët nuk kishin dalë pothuajse fare nga banesa nga fundi i vitit 2021 deri në pranverën e 2025-ës.
Policia, gjatë kontrollit në shtëpi, hasi kushte alarmante jetese. Ambientet ishin të papastra, të mbushura me mbeturina dhe me mungesë të theksuar higjiene. Autoritetet raportuan se të miturit shfaqnin probleme fizike dhe emocionale, ndërsa dyshohet se izolimi i gjatë ka ndikuar rëndë në zhvillimin e tyre.
Hetuesit zbuluan gjithashtu vizatime shqetësuese në dhomat e fëmijëve, me figura të errëta dhe skena frikësuese, që sipas ekspertëve mund të lidhen me gjendjen psikologjike të krijuar nga izolimi ekstrem.
Pas ndërhyrjes së policisë, çifti u dënua me tre vite burg për mënyrën si trajtuan fëmijët e tyre.
