KreuCelebrity

Adioni surprizon me vizitën në Malësi të Madhe, afrimi me familjen e Olës ndez aludimet për fejesë

Adioni surprizon me vizitën në Malësi të Madhe, afrimi me
Nga një histori e komentuar dhe e kundërshtuar brenda “Ferma VIP”, duket se Adioni dhe Ola po i japin një tjetër drejtim raportit të tyre jashtë kamerave. Dyshja, që gjatë reality show-t përjetoi ulje-ngritje dhe momente të vështira, po shfaqet më e afërt se kurrë tani që aventura televizive ka përfunduar.

Pak më parë, Adioni publikoi në Instagram disa fotografi që ndezën menjëherë rrjetin. Në njërën prej tyre ai shihet pranë Olës, ndërsa ajo që mori më shumë vëmendje ishte vendndodhja: Malësia e Madhe, aty ku jeton familja e ish-fermeres.

Një tjetër imazh bardhezi tregonte Adionin duke përqafuar një të afërm të Olës, një detaj që për ndjekësit u interpretua si një hap i rëndësishëm drejt afrimit me familjen e saj. Atmosfera e fotove ka bërë që shumë të aludojnë se marrëdhënia mes tyre tashmë është bërë serioze dhe se vizita nuk ka qenë aspak rastësore.

Historia e tyre në “Ferma VIP” u përball me shumë tensione, sidomos pas hyrjes së vëllait të Olës në spektakël. Ai u shpreh hapur kundër afrimit të tyre, duke treguar se familja nuk e kishte pritur mirë situatën e krijuar. Pas atij momenti, Ola vendosi të distancohej, ndërsa emocionet dhe presioni ndikuan dukshëm në raportin mes tyre.

Por jashtë formatit, duket se gjërat kanë marrë një tjetër kthesë. Vizita e Adionit në Malësi të Madhe lë të kuptohet se ai ka zgjedhur të sqarojë çdo keqkuptim dhe të ndërtojë një raport më të afërt me njerëzit e Olës.

Ndërkohë, edhe Arbana Osmani ka shtuar dyshimet për një hap të ri në marrëdhënien e tyre. Në një video të publikuar së fundmi pranë Ermal Mamaqit, moderatorja dëgjohet duke thënë me humor: “Mos kemi ndonjë dasmë sonte? Kush qenka fejuar?”.