KreuCelebrity

Ola reagon për herë të parë pas daljes nga Ferma: E largova kon e deshta!

Pas largimit nga Ferma VIP, Fabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë emocionalisht. Ish-konkurrentja publikoi disa fragmente nga kënga “Nuk po ec” e Yll Limani, të cilat u interpretuan menjëherë nga ndjekësit si një reflektim i gjendjes së saj pas eliminimit.

Postimet e Fabjolës erdhën pak ditë pasi ajo u largua nga formati, pas vendimit të publikut në televotimin e hapur nga produksioni. Ky televotim u organizua pas debatit të fortë gjatë spektaklit “Prime”, ku ajo përdori gjuhë fyese ndaj moderatores që shkaktoi reagime të shumta si brenda fermës ashtu edhe në rrjet.

Përmes vargjeve melankolike që publikoi, Fabjola duket se po shpreh pendesë dhe zhgënjim për mënyrën se si përfundoi eksperienca e saj në reality show. 

Ola reagon për herë të parë pas daljes nga Ferma: E largova

Ola reagon për herë të parë pas daljes nga Ferma: E largova

Menjëherë pas daljes nga ferma, Fabjola pranoi publikisht se kishte gabuar dhe u shpreh se e kuptonte vendimin e publikut. Megjithatë, ajo la të kuptohej se shqetësimi më i madh për të mbetet reagimi i familjes dhe mënyra se si sjellja e saj mund të jetë perceptuar nga njerëzit më të afërt.

Me reagimin e fundit, duket se Fabjola po përpiqet të rikthejë qetësinë dhe të tregojë se pas momenteve impulsive në ekran, po përballet me pasojat emocionale të situatës që çoi në largimin e saj nga spektakli.