KreuCelebrity

Një tjetër artist shqiptar pjesë e Eurovision-it në Vienne/ Ardit Cuni “special guest” në EuroVillage

Një tjetër artist shqiptar pjesë e Eurovision-it në Vienne/
Këngëtari shqiptar Ardit Cuni do të ngjitet në skenën zyrtare të Eurovision Song Contest në Vjenë, në një nga eventet më të rëndësishme që shoqërojnë festivalin europian të muzikës.

Artisti ka bërë vetë publik lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbuloi se më 13 maj, në orën 17:30, do të performojë live në Rathausplatz, si “special guest” në EuroVillage.

EuroVillage organizohet nga ORF, televizioni publik austriak që organizon Eurovision-in në Austri, në bashkëpunim me City of Vienna. Ky event është pjesë zyrtare e Eurovision Song Contest dhe zhvillohet në çdo qytet pritës të festivalit, duke mbledhur mijëra fansa nga e gjithë Europa.

Sipas organizatorëve, çdo ditë në shesh mblidhen mbi 15 mijë njerëz për të ndjekur performancat e artistëve të ftuar në skenë, duke e kthyer EuroVillage në një nga pikat më të frekuentuara të Eurovision-it.

Pjesëmarrja e Ardit Cunit në këtë event konsiderohet një tjetër moment i rëndësishëm për artistët shqiptarë në skenat ndërkombëtare, ndërsa emri i tij i shtohet listës së artistëve shqiptarë që bëhen pjesë e atmosferës së Eurovision-it këtë vit në Vjenë.