
Dëmtimi i pësuar gjatë lojës së volejbollit e vendosi Indri Shirokën përballë një dileme të rëndësishme në “Ferma VIP”. Aktori u transportua në spital për kontrolle mjekësore, ndërsa pas ekzaminimeve specialistët rekomanduan që ai të shmangë angazhimet fizike dhe punët e rënda deri në rikuperimin e plotë.
Situata u diskutua edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes, ku Arbana Osmani ngriti pyetjen nëse Indri duhet të vazhdojë garën pavarësisht gjendjes së tij apo të ndërpresë eksperiencën në fermë.
Fermerët dhanë menjëherë përgjigjen e tyre, duke u shprehur të gjithë në favor të qëndrimit të aktorit në shtëpi. Madje, ata u treguan të gatshëm të mbulojnë edhe detyrat që Indri nuk mund t’i kryejë për shkak të dëmtimit.
