
Raportohet se David dhe Victoria Beckham po kalojnë një periudhë tensionesh pas kuintave, ndërsa marrëdhënia me djalin e tyre të madh, Brooklyn Beckham, mbetet ende e krisur.
Shkak për diskutimet më të fundit është bërë një postim i Cruz Beckham në Instagram, ku ai ka ndarë një foto nostalgjike nga fëmijëria me Brooklyn. Sipas burimeve pranë familjes, ky veprim nuk është pritur mirë nga David Beckham.
“David u shqetësua kur pa postimin dhe dyshoi se Victoria mund të ketë ndikuar në të,” ka deklaruar një burim për revistën Closer, duke shtuar se ai e ka akuzuar bashkëshorten e tij për fokus të tepruar në imazhin publik të familjes.
Burimet pohojnë gjithashtu se ish-futbollisti mendon se përpjekjet për të treguar unitet në rrjete sociale mund të kenë efekt të kundërt dhe të thellojnë distancën me Brooklyn-in, i cili më herët ka lënë të kuptohet se ndihet i keqkuptuar brenda familjes.
Situata thuhet se është tensionuar edhe më shumë gjatë një diskutimi privat mes çiftit, ku David ka kërkuar më shumë kujdes në mënyrën se si trajtohen çështjet familjare në publik.
Nga ana tjetër, Victoria Beckham vijon të ndajë momente familjare në rrjetet sociale, ndërsa Brooklyn jeton më i tërhequr në Los Angeles së bashku me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.
