KreuCelebrity

Skandal në Serie A: Hetimet zbulojnë rrjet luksoz eskortash të lidhur me futbollistë të njohur

Skandal në Serie A: Hetimet zbulojnë rrjet luksoz eskortash të
Një tjetër goditje e rëndë ka tronditur futbollin italian, teksa mediat raportojnë për një hetim të gjerë që përfshin dhjetëra futbollistë të Serie A, të cilët dyshohet se kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme për shërbime luksoze eskortash.

Sipas informacioneve të publikuara, rreth 70 lojtarë nga klube të mëdha si Milani, Interi dhe Juventusi, por edhe ekipe të tjera, rezultojnë të kenë marrë pjesë në evente të organizuara nga një rrjet i strukturuar, i cili ofronte paketa të shtrenjta argëtimi. Këto përfshinin darka ekskluzive dhe shërbime të tjera private, të ofruara përmes një platforme të promovuar në rrjetet sociale.

Hetimi nisi pasi një nga vajzat e përfshira vendosi të bashkëpunojë me autoritetet, duke hedhur dritë mbi aktivitetin e dy organizatorëve kryesorë, Emanuele Buttini dhe Deborah Ronchi. Sipas dëshmisë së saj, ambienti ku zhvilloheshin takimet funksiononte si një klub nate i paligjshëm, ndërsa organizatorët përfitonin deri në gjysmën e shumave të paguara nga klientët VIP.

Në materialet hetimore përmendet gjithashtu përdorimi i substancave që nuk kapen në testet antidoping, si dhe detaje të tjera sensitive, përfshirë një rast të pretenduar shtatzënie, ku identiteti i futbollistit mbetet i mbrojtur nga hetuesit.

Deri më tani, asnjë nga lojtarët e përmendur nuk është shpallur zyrtarisht i dyshuar për shkelje ligjore. Megjithatë, rasti ka ngritur pikëpyetje të forta mbi etikën dhe sjelljen e figurave publike në sportin italian.

Ndërkohë, faqja e përdorur për promovimin e këtyre shërbimeve vijon të jetë aktive, madje duke reklamuar oferta për sezonin veror 2026 në destinacione luksoze si Mykonos, çka shton edhe më shumë polemikat rreth këtij skandali.