KreuCelebrity

“Fuqishëm”, surpriza e radhës nga Gjesti – artisti zbulon detaje nga projekti i ri

“Fuqishëm”, surpriza e radhës nga Gjesti – artisti
Gjesti duket se është gati të rikthehet me një tjetër projekt muzikor dhe sinjalet i ka dhënë vetë përmes rrjeteve sociale. Këngëtari ka ndarë së fundmi një seri të gjatë fotosh, duke i çuar ndjekësit pas kuintave të procesit të tij krijues.

Këtë periudhë ai ka zgjedhur të largohet nga rutina e zakonshme e studiove urbane, duke u zhvendosur në një ambient më të qetë dhe natyror, ku po punon për materialet e reja. Atmosfera në imazhet e publikuara shfaqet e lirshme dhe kreative, ndërsa nuk mungojnë detajet karakteristike që e dallojnë stilin e tij.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një detaj i fshehur mes fotove: një pamje e një skedari muzikor me titullin “Fuqishem-demo1”. Ky element lë të kuptohet se kënga e ardhshme e artistit do të mbajë pikërisht këtë emër.

Në këtë projekt, Gjesti nuk është vetëm. Në disa nga momentet e ndara shihet edhe Gimbo, duke sugjeruar një bashkëpunim të mundshëm mes tyre. Dyshja duket e angazhuar në studio, duke punuar për një material që pritet të vijë së shpejti për publikun.

Për momentin nuk ka një datë zyrtare publikimi, por gjithçka tregon se rikthimi i Gjestit do të jetë i fortë dhe i menduar në detaje.