KreuCelebrity

Taylor Swift në pritje të ëmbël? Detajet që po bindin fansat

Taylor Swift në pritje të ëmbël? Detajet që po bindin
Taylor Swift është rikthyer në qendër të diskutimeve online, këtë herë për shkak të spekulimeve se mund të jetë në pritje të ëmbël.

Gjithçka nisi nga një postim në rrjetet sociale, ku një përdorues pretendonte me bindje se këngëtarja është shtatzënë. Brenda një kohe të shkurtër, deklarata u përhap me shpejtësi dhe u kthye në temë virale, duke nxitur reagime të shumta nga fansat.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë Swift, partneri i saj Travis Kelce apo përfaqësuesit e tyre. Dyshimet janë ushqyer kryesisht nga paraqitjet më të rralla publike të artistes dhe nga disa interpretime të fansave mbi ndryshime në pamjen e saj.

Së fundmi, çifti u fotografua në New York, teksa hynte në një ambient privat i mbuluar nga çadra të mëdha, në përpjekje për të shmangur kamerat. Edhe pse kjo mund të jetë thjesht një mënyrë për të ruajtur privatësinë, disa e kanë parë si “provë” që mbështet teoritë që po qarkullojnë.

Madje, spekulimet kanë shkuar edhe më tej, duke përfshirë zëra për një martesë të mundshme gjatë verës së vitit 2026, ndonëse as këto nuk janë konfirmuar.