Mbrëmja e kaluar në fermë u shoqërua me tensione dhe deklarata të forta, pasi Indri vendosi t’i japë fund raportit me Vanesën. Ai u shpreh se nuk ishte në gjendje të vazhdonte më tej, duke theksuar se ende kishte ndjenja për ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ka edhe një djalë 3-vjeçar.
Ky vendim nuk u prit mirë nga pjesa tjetër e fermerëve, të cilët e konsideruan sjelljen e tij si të papërshtatshme dhe të padrejtë ndaj Vanesës. Sipas tyre, nuk është etike t’i japësh shpresa dikujt dhe më pas të tërhiqesh në këtë mënyrë.
Situata u komplikua edhe më shumë nga deklarata të mëparshme që sugjeronin se Indri dhe Malbora njiheshin jashtë fermës. Dyshimet u shtuan kur Malbora, gjatë një bisede me banorët e tjerë, u shpreh e penduar për afrimitetin me të.
“Jam bërë pishman që e kam ftuar në shtëpinë time, ka ngrënë dhe ka pirë aty,” tha ajo, duke ngritur pikëpyetje të reja mbi raportin mes tyre.
Pas këtyre zhvillimeve dhe aludimeve që nisën të qarkullonin, Indri reagoi duke marrë përgjegjësi për situatën dhe madje kërkoi të largohej nga gara.
“Për shkakun tim po dalin këto gjëra private. E kam ekspozuar veten ndaj këtyre thashethemeve dhe jam gati të ndërpres garën,” u shpreh ai.
Megjithatë, ka qenë Vanesa ajo që ka ndërhyrë për ta bindur të qëndrojë, duke shmangur largimin e tij të menjëhershëm.
Në fund, Indri la të kuptohej se presioni mbi të kishte qenë i madh, duke deklaruar: “Më kërcënoi, por nuk dua të tregoj çfarë më tha.”
Ngjarjet në fermë duket se po marrin një kthesë gjithnjë e më të ndërlikuar, me marrëdhënie të tensionuara dhe dyshime që vazhdojnë të shtohen.
