
Në “Ferma VIP” duket se po lind një histori e mundshme mes Adit dhe Fabiolës, ndërsa situata e tij jashtë shtëpisë po sjell tension.
Gjatë qëndrimit në spektakël, Adi ka pranuar se ka një lidhje të hapur jashtë, për të cilën ende ruan ndjenja, por ka zgjedhur të mos japë më shumë detaje:
“Kam dikë jashtë, por nuk dua të flas për këtë”, është shprehur ai.
Ndërkohë, së fundmi ai ka shoqëruar Fabiolën në dasmën e vëllait të tij në Gjakovë, gjë që ka shtuar edhe më shumë aludimet për afrimitet mes tyre brenda fermës.
Reagimi i Fabiolës ka qenë i prerë. Ajo ka theksuar se në një lidhje kërkon përkushtim të plotë dhe nuk pranon ndarje emocionale me dikë tjetër jashtë:
“Unë kërkoj sigurinë. Nëse ai dashuron dikë jashtë, për mua mundësitë janë zero”, është shprehur ajo.
Pavarësisht situatës, mes Adit dhe Fabiolës vihet re një tërheqje e dukshme, e cila ka bërë që edhe fermerët e tjerë të mendojnë se mes tyre mund të lindë diçka më shumë.
