KreuCelebrity

Zbulohet gjinia e bebit të Bleros dhe Eronitës!

Eronita, partnerja e këngëtarit të njohur Blero, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj disa momente të reja nga jeta personale, vetëm pak ditë pasi bëri publik lajmin e ëmbël për shtatzëninë.

Përmes një bashkëbisedimi virtual me fansat në Instagram, ajo ka zgjedhur të ndajë detaje duke iu përgjigjur shumë prej pyetjeve që i janë drejtuar, si edhe duke sqaruar disa zëra që kishin qarkulluar në rrjetet sociale.

Në mesin e përgjigjeve të saj, Eronita ka zbuluar edhe një lajm shumë të pritur nga ndjekësit: gjininë e bebit.

E pyetur për gjininë e bebit që pret me këngëtarin Blero ajo nuk ka ngurruar të jap përgjigje.

Zbulohet gjinia e bebit të Bleros dhe Eronitës!

Ajo ka bërë të ditur se çifti është në pritje të një djali, lajm ky që ka sjellë shumë urime dhe reagime pozitive nga publiku.