Mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” nuk munguan emocionet dhe situatat e forta mes fermerëve. Ndonëse kishte shumë debate dhe tension, nuk munguan as momentet e bukura.
Një ndër to ishte sfida që iu dha tre fermereve: Sonin, Vanesës dhe Malborës, ku fituesja do të kishte mundësinë të takohej me vëllain. Sfida u fitua nga Vanesa, e cila e përjetoi me shumë emocion momentin e takimit me vëllain e saj, duke vrapuar menjëherë drejt tij mes lotësh dhe përqafimesh.
Megjithatë, një detaj i këtij takimi tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u bë menjëherë viral në rrjetet sociale. Një puthje në buzë mes Vanesës dhe vëllait të saj u komentua gjerësisht nga ndjekësit, duke shkaktuar reagime të ndryshme.
View this post on Instagram
Disa shikues e kanë konsideruar gjestin të pazakontë dhe kanë shprehur habi në komentet e tyre, ndërsa të tjerë janë përpjekur ta justifikojnë duke thënë se mund të bëhet fjalë për një traditë familjare, e cila sipas tyre lidhet me faktin se ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar, vend ku kjo gjë është traditë dhe diçka normale.
Ngjarja ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, duke e kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit e episodit të fundit të reality show-t.
