KreuCelebrity

Hemoragji fatale pas lindjes së binjakëve, ndërron jetë tragjikisht mësuesja dhe aktivistja 27-vjeçare në Shkodër

Hemoragji fatale pas lindjes së binjakëve, ndërron jetë

Një ngjarje tragjike ka prekur thellë qytetin e Shkodrës dhe më gjerë opinionin publik. Një e re, plot ëndrra dhe plane për jetën, ka humbur jetën vetëm pak ditë pasi solli në jetë dy vajzat e saj binjake.

Migena Salihi, e diplomuar për Mësuesi Gjeografie në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ishte e njohur për përkushtimin e saj si në profesionin e mësueses, ashtu edhe në angazhimet për mbrojtjen e mjedisit pranë shoqatës “Eko Mendje”. Jeta e saj mori një kthesë të papritur pas lindjes së binjakeve, kur gjendja shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm.

Menjëherë pas komplikacioneve, u bë një thirrje urgjente për dhurim gjaku të grupit 0 negativ. Apeli u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe dhjetëra qytetarë reaguan duke ofruar ndihmën e tyre. Megjithatë, pavarësisht mobilizimit të madh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, e reja nuk arriti të mbijetojë.

Vetëm pak ditë më parë ajo ishte bërë nënë për herë të parë, ndërsa tani dy vajzat e saj do të rriten pa praninë e saj. Historia e saj prekëse ka sjellë dhimbje dhe reagime të shumta, duke lënë pas një boshllëk të madh tek familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.