Është ndarë nga jeta akademiku dhe intelektuali i shquar kosovar Rexhep Qosja. Ai është përcjellë për në banesën e fundit në një ceremoni private, vetëm në praninë e familjarëve më të afërt.
Sipas një njoftimi të bërë publik nga familja, varrimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa pjesëmarrje të gjerë, duke respektuar dëshirën e vetë të ndjerit që të mos organizohen ceremoni pritjeje apo homazhe familjare.
Familjarët kanë bërë të ditur gjithashtu se nuk do të marrin pjesë në organizime institucionale dhe kanë kërkuar që të ruhet privatësia e tyre në këtë periudhë zie, duke apeluar për respekt dhe qetësi.
“Njoftojmë se sot, më 23.4.2026, është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes… Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi”, thuhet në deklaratën e familjes.
Rexhep Qosja mbetet një emër i rëndësishëm në fushën e letërsisë, kritikës dhe mendimit akademik shqiptar, me një kontribut të gjerë në jetën intelektuale të Kosovës dhe më gjer
