Parashqevi Simaku eshte e intervistura e kesaj radhe ne “Opinion”, e Blendi Fevziu ka publikuar një fragment, në të cilin këngëtarja shprehet se zgjodhi vetë të qëndronte në rrugë. Ajo e cilësoi këtë etapë të jetës si “e shkuar, e harruar”, por sqaroi se ajo, si shumë amerikanë, edhe pse kishin vende ku mund të shkonin, sërish zgjodhi të qëndronte jashtë.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Keni kaq muaj që më pyesni se çfarë të ka ndodhur. Si është e vërteta, Parashqevi?
Parashqevi Simaku: E vërteta është që hajde të shkojmë të kënaqemi se nuk do njeri të dëgjojë…Të shkuara, të harruara, themi ne.
Blendi Fevziu: Të shkuara, të harruara?
Parashqevi Simaku: Po!
Blendi Fevziu: Po pse ndenje jashtë tani?
Parashqevi Simaku: Po pse të mos rrija jashtë?
Blendi Fevziu: Ishte zgjedhje e jotja?
Parashqevi Simaku: Posi! Me qindra amerikanë ishin jashtë si unë. Ne kishim edhe vende ku mund të shkonim, por unë zgjodha të rrija jashtë.
Blendi Fevziu: Ishte zgjedhje e jotja?
Parashqevi Simaku: Po, ishte e imja.
Blendi Fevziu: Dhe e quan një pjesë të mirë të jetës tënde?
Parashqevi Simaku: Absolutisht!



















