KreuCelebrity

Cassie Ventura bëhet nënë për herë të tretë

Cassie Ventura bëhet nënë për herë të tretë

Cassie Ventura është bërë nënë për herë të tretë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Alex Fine, janë martuar në gusht të vitit 2019 dhe kanë tashmë dy vajza – Frankie (5 vjeç) dhe Sunny (3 vjeç).

Çifti u njoh kur Fine u punësua si trajner personal i Diddy-t dhe filluan lidhjen pas ndarjes së Cassie me producentin e njohur. Ky lajm i ëmbël vjen vetëm pak ditë pasi Ventura dëshmoi në gjyqin federal ndaj ish-partnerit të saj, Sean “Diddy” Combs, i cili përballet me akuza për trafikim seksual dhe përfshirje në një rrjet kriminal.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Casandra Fine (@cassie)

Cassie, e cila ka pasur një marrëdhënie të gjatë dhe të ndërlikuar me Diddy nga viti 2007 deri në 2018, ishte dëshmitarja e parë që u thirr në gjyq, i cili nisi më 5 maj në një gjykatë federale në Manhattan.

Në momentin e dëshmisë, ajo ishte mbi tetë muaj shtatzënë dhe kaloi katër ditë në sallën e gjyqit, ku rrëfeu abuzime seksuale, dhunë fizike dhe emocionale që pretendon se ka përjetuar gjatë lidhjes me Diddy.

“Ishte një përvojë jashtëzakonisht sfiduese, por edhe fuqizuese dhe shëruese. Shpresoj që dëshmia ime t’u ketë dhënë forcë dhe zë të mbijetuarve të tjerë, që të flasin dhe të nisin shërimin nga abuzimi dhe frika,” është shprehur ajo.