Jennifer Garner ka gjetur sërish lumturinë me partnerin e saj, biznesmenin John Miller dhe është gati të thotë “Po” në një ceremoni private. Përtej detajeve lidhur me veshjen, vendndodhjen apo listën e të ftuarve, një aspekt tërhoqi vëmendjen e shtypit ndërkombëtar: Ben Affleck, ish-bashkëshorti i aktores dhe babai i tre fëmijëve të tyre, thuhet se nuk do tw jetw i ftuar në dasmë.
Aktori me të cilin Jennifer ndau 13 vite jete dhe familjeje, mund të mungojë në një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e saj.
Prej muajsh qarkullojnë thashethemet për një marrëdhënie të tensionuar mes tij dhe te fejuarit aktuale te aktores se njohur. Edhe pse Jennifer Garner ka këmbëngulur gjithmonë se marrëdhënia e saj me Benin është e shëndetshme, e bazuar në respektin dhe bashkëprindërimin e pjekur, duket se John Miller nuk i sheh gjërat në të njëjtën mënyrë.
Burime pranë çiftit pohojnë se Millerin e shqetëson afërsia mes Jennifer-it dhe Benit, sidomos kur ata shfaqen në publik me fëmijët e tyre apo kur kapen duke u përqafuar me dashuri. Edhe pse duket si thjesht një marrëdhënie e civilizuar mes ish-partnerëve, Miller thuhet se ka hequr një vijë të qartë: asnjë prani e Benit në dasmë. Pse do ta kishte pranuar Jennifer këtë kusht?
Në moshën 53-vjeçare, Jennifer Garner duket se është në një moment të jetës së saj ku dëshiron paqe, stabilitet dhe një fillim të ri. E kapur mes dëshirës për të ruajtur harmoninë me ish-bashkëshortin dhe nevojës për të ndërtuar një marrëdhënie solide me partnerin aktual, aktorja do të kishte zgjedhur të mbronte atë që ka tani me John Miller. Edhe pse ajo i shpjegoi të fejuarit se Ben Affleck është "si një vëlla" për të, Miller nuk do të ishte i gatshëm ta pranonte këtë afërsi. Sipas të afërmve të tij, ai donte që shtëpia e tij e re në Brentwood të ishte një hapësirë pa tensione apo situata të pakëndshme. “Ai dëshiron një fillim të qartë, pa hije nga e kaluara”, thotë një burim pranë çiftit.
Si reagoi Ben Affleck?
Zyrtarisht, Ben Affleck nuk ka dhënë një deklaratë, por burime nga rrethi i tij thonë se ai nuk e ka pritur aspak mirë lajmin. Aktori thuhet se e konsideroi vendimin të padrejtë, veçanërisht duke pasur parasysh se ai dhe Jennifer kishin bërë përpjekje të mëdha për të qëndruar në një marrëdhënie të mirë për hir të fëmijëve.Në fakt, historia e tyre ishte një nga më të vlerësuarat në Hollyëood: megjithëse u ndanë, ata vazhduan të formonin një model të admiruar publikisht të bashkëprindërimit.



















