
BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.
Të qenurit në festa, të shijosh një gotë, të takosh miq dhe të shkëmbesh energji është pikërisht ajo që na duhet gjatë sezonit të verës. Së fundmi në një festë mes Vip-ash, moderatorja Jonida Aliçkolli ka dhënë një intervistë ekskluzive për BORDO, ku ka treguar për agazhimet profesionale, pushimet verore dhe dashurinë e saj më të madhe, radion.
BORDO: Jonida çfarë është për ty një pije e mirë?
JOnida: Mjafton të mos më bëjë tap deri në gjendjen që mos mbaj mend.
BORDO: Si të gjen sezoni i verës tani me angazhime apo pushime?
JOnida: Po deri në fund të qershorit jemi në punë pa diskutim. Jam në transmetim në radio e po ashtu me vajzat që duhet t'i shoqëroj në aktivitete të ndryshme. Nuk kemi bërë ende plane për pushime po besoj që do ta gjejmë një zgjidhje sepse edhe pushimet që nisin pa plan në momentin e fundit dalin ndonjëherë edhe më të bukura dhe të shijojnë më shumë.
BORDO: Thonë që radio është si shkollë për të gjithë moderatorët dhe për çdo njeri që punon në televizion. Gjithashtu është dhe dashuri e madhe për moderatorët dhe vështirë se e lini radion.
Jonida: Është fakt që njerëzit që vijnë nga radio e duan aq shumë radion sa unë të paktën flas për vete nuk e ndërroj me televizionin. E dua shumë e kam pasion edhe është gjëja që dua të bëj pse jo derisa të dal në pension.
BORDO: Çfarë është ajo dashuri aq e madhe?
Jonida: Mbase fokusi që është vetëm te zëri dhe te pjesa e brendshme e moderatorit në atë moment e pa u kujdesur tek pamja si do duket ana e jashtme ashtu ka qenë në fillim se ne tani jemi me pamje. Megjithatë është ai intimiteti ajo ngrohtësia që të jep ideja që ti po flet me një audiencë shumë të madhe edhe pse nuk e sheh edhe pse nuk ke publik aty përpara. Ti e di që ka shumë njerëz që po dëgjojnë zërin tënd edhe duhet të flasësh dhe të japësh mesazhet e duhura sepse gjithkush në një moment të caktuar mund të jetë duke të dëgjuar, nuk e di ndoshta është pasioni im radioja dhe nuk besoj që do ta ndërrojmë ndonjëherë. Pra nëse më ofrohen dy mundësi për të zgjedhur do zgjidhja gjithmonë radion. Gjithmonë radion.



















