KreuCelebrity

Brandi ndërkombetar “Temakinho”, në zemër të Tiranes, në “TëDuktu”!

 

Për herë të parë në Tiranë, Temakinho vjen për ata që duan diçka ndryshe nga sushi tradicional – më shumë ngjyra, më shumë jetë, më shumë dashuri për ushqimin.  Sushi Temakinho, nje risi qe nga zemra e Tiranes, “TëDuktu”, të çon direkt në zemër të Japonisë. “Tëduktu” është tashmë jo vetëm vendi ku takohesh me miqtë, por edhe me shijen më të re që do të të bëjë të thuash: “S’ka sushi si ky!”.

 

E tillë ishte edhe përshtypja e të ftuarve  të të “Tëduktu”, që u mblodhën fundjavën që lamë pas për të celebruar këtë event. Degustimi i pjatave më pikante, apo edhe koktjeleve që kombinoheshin kaq mirë me produktet, gërshetuar me muzikën fantastike të “Ritual Band” e kthyen natën në një festë të këndshme, që do të mbetet në memorien e jetës së kryeqytetit gjatë.

 

 

Për kureshtarët dhe fanatikët e “Tëduktu” tanimë në ambientin e rinovuar me një interior që manifeston tematikën e “Temakinho” ngjashëm me atë të gjithë qyteteve evropiane, ku ky brand është I famshëm, do të gjejnë gjithçka që duan për të kaluar një drekë apo mbëmje të këndshmë, shkëputur nga gjithçka ndodh jashtë derës së restorantit! Nëse ky artikull grishi sadopak vëmendjen tuaj, të bindur që shija dhe eksperienca që do të gjëni në “Temakinho by TëDuKtu” do ta tejkalojë pritshmërinë tuaj!