KreuCelebrity

Humbi penalltinë në ndeshjen me Serbinë, Silvinjo tregon si është gjendja e Manajt!

Humbi penalltinë në ndeshjen me Serbinë, Silvinjo tregon si

Pas  ndeshjes me Serbine, te ndjekur me "zemer ne dore" ne trevat shqiptare, Shqipëria përballet me Rigan në Letoni, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp, para ndeshjes që do luhet të martën.

“Ndeshja e dytë është më e vështirë, këtë e thonë edhe trajnerë të tjerë. Ne nuk e kemi vendosur ende për formacionin. Kemi një lloj avantazhi, duke qenë se kemi shumë lojtarë që mund të zgjedhim në pozicione të ndryshme."

Humbi penalltinë në ndeshjen me Serbinë, Silvinjo tregon si

Ai e mbrojti Rey Manajn, pavaresisht se humbi penalltine qe do te na kishte dhene fitoren e shumepritur. "Kemi Muçin, Pajazitin, Asllanin apo Dakun. Manaj ka përvojë, është përvojë, e njoh prej shumë vitesh. Ka shumë personalitet. Marr unë përgjegjësinë”- tha ai. “Manaj është një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe unë marr përgjegjësinë për zgjedhjen që kam bërë. Është një ndeshje që e kishim përgatitur shumë mirë. Ndodh që mund të humbasësh një penallti", ka qene me heret komenti i tij.