Fituesi i "BBV Kosova 2", Lumbardh Salihu ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit për shkak të aludimeve për një lidhje me moderatoren Erjola Doçi. Gjatë pjesëmarrjes së tij në BBV Kosova ai ka pasur një lidhje me Kader Kiçaj, romancë e cila nuk zgjati shumë pas mbarimit të formatit.
Së fundmi Kader ka qenë e ftuar në një puntatë te "E Diell", ku në panel ka pasur edhe disa personazhe të tjerë, ndër to edhe Xheneta. Një deklaratë e kësaj të fundit ka rritur tensionin mes tyre dhe Kader është larguan nga studio. Xheneta tregoi se Lumbardhi e ka ngacmuar, por e ka refuzuar nga respekti për Kaderin.
“Më ka bërë follow dhe më ka ngacmuar, por unë e refuzova nga respekti për Kaderin."- u shpreh Xheneta
“A ka mundësi ta ndërpresim këtu këtë muhabet? Nuk kam ardhur të flas për ex-at"- u shpreh Kader para se të largohet nga studio
-
“1500 euro për një gisht”, Enca zbulon fitimet e saj nga OnlyFans!
9 Qershor, 12:45