KreuCelebrity

Ndërroi jetë sot, kush ishte Ilir Shqina dhe martesa 22-vjeçare me Grida Dumën që përfundoi në divorc!

Ndërroi jetë sot, kush ishte Ilir Shqina dhe martesa 22-vjeçare

Diplomati Ilir Shqina u shua nga jetë këtë të premte. Ai mbetet një personazh i njohur në Shqipëri, kryesisht për angazhimet e tij profesionale dhe kontributin në fushën e mediave dhe komunikimit.

Shqina ka punuar në sektorin e gazetarisë dhe ka qenë aktiv në projekte dhe nisma që lidhen me zhvillimin e medias dhe kulturës në Shqipëri. Gjithashtu, Ilir Shqina ka qenë i përfshirë edhe në disa aktivitete shoqërore dhe ka marrë pjesë në debate publike për çështje të ndryshme sociale, shkruan Koha Jone. Shqina qendroi 22 vjet i martuar me Grida Dumën, por kjo martese mori fund ne vitin 2022. 

Pavaresisht faktit qe Grida Duma eshte një figurë e njohur politike dhe publike, dhe Shqina, njihej per angazhimet e tij profesionale, ata serish arriten te ruajne privatesine rreth detajeve të ndarjes së tyre, dhe nuk dhane shumë informacion në lidhje me arsyet e divorcit.

Në vendimin e Gjykatës theksohej sidoqofte se kërkesa për divorc ishte paraqitur nga vete Grida. Shqina kishte qene pedagog i saj dhe kishte punuar si diplomat në Ambasadën shqiptare në Slloveni.