KreuCelebrity

Rihanna humb 400 milionë dollarë, çfarë po ndodh me pasurinë e këngëtares?

 

Rihanna ka pësuar një rënie të ndjeshme në vlerën e pasurisë së saj, duke humbur rreth 400 milionë dollarë. Sipas listës më të fundit të Forbes për gratë më të pasura që e kanë ndërtuar vetë pasurinë e tyre në SHBA, vlera neto e saj ka rënë nga 1.4 miliardë dollarë në 1 miliard dollarë, një ulje prej 29% .

Sipas Forbes, kjo rënie është e lidhur me disa faktorë të brendshëm që kanë ndikuar në bizneset kryesore të Rihanna-s. Megjithatë, detaje të sakta mbi këto faktorë nuk janë publikuar. Është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht kësaj rënieje, Rihanna mbetet një nga gratë më të pasura që e kanë ndërtuar vetë pasurinë në SHBA.

Rihanna ka ndërtuar një perandori biznesi që përfshin: Fenty Beauty,, Savage X Fenty, Fenty Fashion dhe të ardhura të mëdha financiare vijnë ehde nga karriera e sja muzikore.

Përgatiti: Libera Resulaj