
BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.
Të qenurit në festa, të shijosh një gotë, të takosh miq dhe të shkëmbesh energji është pikërisht ajo që na duhet gjatë sezonit të verës. Së fundmi në një festë mes Vip-ash, aktorja dhe moderatorja e njohur gjithashtu tashmë edhe sipërmarëse, Rudina Dembacaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për BORDO, ku ka treguar shumë për karrierën e saj dhe ka zbuluar edhe disa sekrete.
BORDO: Rudina të gjejmë direkt pas provave të shfaqjes, apo jo?
Rudina: Po, në fakt vij nga provat gjenerale, nxitova shumë që ta kapja eventin pak më herët.
BORDO: Si ia del të bësh sipërmarrësen, aktoren, moderatoren?
Rudina: Unë aktrimin deri sa të kem fuqi nuk do ta lija kurrë, por edhe sipërmarrësen gjithashtu sepse është një lloj adrenaline ndryshe nga profesioni im. Moderatore gjithashtu është një hapësirë shumë e bukur për të mprehur veten. Të jesh pak më afër publikut nëpërmjet ekranit, sepse është ndryshe publiku i teatrit dhe ndryshe i televizionit. Mesa duket unë nuk di të jetoj përveçse furishëm. Tani po hap dhe një lokal në jug në fakt, po hapet Cormeum Livadh edhe më duket e pabesueshme që thashë po.
BORDO: Pra është një ambjent që do ta shijojmë këtë verë?
Rudina: Po këtë verë, hapet së shpejti tani në qershor. Në fakt ishte një sipërmarrje deri diku e tim shoqi, unë isha betuar që nuk do meresha me këtë gjë, por nuk e di pse prap më bindi. Nuk rri dot pa u përfshirë.



















