KreuCelebrity

“445 cc, gjysma nën muskul dhe..” Kylie Jenner ndihmon fansen, tregon sekretin e "gjoksit perfekt"!

“445 cc, gjysma nën muskul dhe..” Kylie Jenner ndihmon fansen,

Themeluesja 27-vjeçare e Kylie Cosmetics, Kylie Jenner, tregoi sesi e arriti gjoksin perfekt, pasi një fanse e pyeti në TikTok se çfarë kërkoi kur “bëri gjoksin”. Rachel Leary, iu drejtua Jenner në videon e saj në TikTok, “Ke atë që kërkoj unë, për sa i përket, si p.sh., një operacion në gjoks.” 

“445 cc, gjysma nën muskul dhe..” Kylie Jenner ndihmon fansen,

“Është si operacioni më perfekt i gjoksit që duket natyral,” vazhdoi ajo. Kylie beri kete koment: "445 cc, profil i moderuar, gjysma nën muskul!!!!! silikon!!! Garth Fisher!!! shpresoj se kjo të ndihmon lol"

“Kështu dëshiroj që të duket i imi… Nuk pres që të më tregosh se kush e bëri punën… por për sa i përket asaj që ke bërë në të vërtetë, mendoj se ke qenë mjaft e hapur për ndërhyrjen në gjoks...” shtoi Leary.

Ylli i reality show-t më parë ka heshtur për punën që ka bërë me gjoksin e saj, por ajo zbuloi në një episod të The Kardashians në vitin 2023 se e kishte bërë gjoksin përpara se të lindte vajzën e saj Stormi, 7 vjeç, me ish-in e saj Travis Scott.