KreuCelebrity

Blake Lively tërheq akuzat ndaj Justin Baldonit, por....

Blake Lively tërheq akuzat ndaj Justin Baldonit, por....

Pas zhurmes se madhe qe shkaktoi, Blake Lively ka bërë një lëvizje befasuese ligjore duke tërhequr akuzat për shkaktim të qëllimshëm dhe të pakujdesshëm të stresit emocional kundër Justin Baldonit. Duket se kjo levizje erdhi pas presionit të ekipit ligjor te aktorit për të paraqitur prova mjekësore që mbështesnin pretendimet e saj.

Blake Lively tërheq akuzat ndaj Justin Baldonit, por....

Sipas dokumenteve të siguruara nga DailyMail.com, 37-vjeçarja është përpjekur të shmangë ekspozimin e të dhënave të saj shëndetësore, ndërsa kërkoi të tërhiqte paditë “pa paragjykime”, duke lënë hapur mundësinë që ato të ngrihen sërish në të ardhmen.

Avokatet e Baldonit, 41 vjeç, reaguan ashpër, duke i cilësuar veprimet e Blake si përpjekje për të manipuluar procesin dhe për të shmangur transparencën.

“Ne po bëjmë atë që bëjnë avokatët – po përgatitemi për gjyq dhe po përqendrojmë çështjen tonë”, u shpreh një përfaqësues i Lively-t, duke mohuar çdo spekulim se tërheqja ishte një shenjë dobësie. Megjithatë, pretendimet për ngacmim seksual, hakmarrje dhe shpifje ndaj Baldonit mbeten aktive në dosjen e saj.

 

Në anën tjetër, Baldoni ka ngritur një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh (372 milionë euro), duke e akuzuar Lively-n për shpifje dhe dëmtim të reputacionit profesional.