Një ngjarje tronditëse ka ndodhur javën e kaluar në Budva të Malit të Zi, ku një modele 19-vjeçare nga Serbia, Tijana Radonjic, humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej mbi 50 metrash gjatë një fluturimi me parashutë mbi Detin Adriatik.
Sipas raportimeve të mediave lokale, momentet e fundit të vajzës janë regjistruar në video. Në pamjet filmike, ajo shihet në panik të plotë, duke u përpjekur të çlirohet nga jeleku i shpëtimit dhe rripat e sigurisë. Pak çaste para tragjedisë, ajo dëgjohet duke bërtitur: “Më ulni poshtë.”
Trupi i pajetë i saj u gjet më pas në ujë nga ekipet e shpëtimit. Disa burime spekulojnë se vajza mund të ketë përjetuar një sulm paniku në ajër, i cili mund ta ketë shtyrë drejt veprimeve të pakontrolluara.
Tijana Radonjic, a 19-year-old from Serbia, died after falling over 50 meters during a parasailing video shoot in Becici, near Budva, Montenegro, on May 28, 2025.
— Tony (@TonyL_01) June 2, 2025
Reports say that she unbuckled her seatbelt, possibly due to a panic attack, but her family disputes this.
Sad. pic.twitter.com/iiiI857bY4
Sipas dëshmive, Radonjic kishte pranuar të merrte pjesë në aktivitet pas një oferte falas nga një përfaqësues i kompanisë që operonte në plazh. Pronari i kompanisë, Mirko Krdzic, deklaroi për media lokale:
“Jemi të shokuar. Ajo nuk dha asnjë shenjë frike para fluturimit.”
-
Iggy Pop trondit publikun, largohet nga skena brenda një arkivoli!
3 Qershor, 11:10
Autoritetet malazeze kanë nisur një hetim të plotë mbi incidentin, përfshirë inspektimin teknik të pajisjeve të përdorura dhe analizimin e videove të siguruara. Ndërkohë, po priten edhe rezultatet e autopsisë për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e vërteta të vdekjes.
Ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim të gjerë publik, duke hapur diskutime të ashpra mbi standardet e sigurisë në aktivitetet ekstreme turistike. Në veçanti, janë ngritur pyetje të rëndësishme mbi përgjegjësinë e organizatorëve dhe nevojën për vlerësim psikologjik të pjesëmarrësve përpara përfshirjes në aktivitete të tilla me rrezik të lartë.
-
"Buqeta e Qershorit", del numri i ri i revistës BORDO!
2 Qershor, 10:20



















