KreuCelebrity

"Buqeta e Qershorit", del numri i ri i revistës BORDO!

 

 

 

Me një përkushtim të palëkundur ndaj modës, stilit të jetesës dhe personaliteteve që frymëzojnë, revista BORDO prezanton numrin më të ri. Një speciale dedikuar sidomos Qershorit të Fëmijëve, që vjen si një traditë e BORDO-së.

Nga trendet dhe tendencat e modës, interiorit, artin dhe letërsinë, po aq edhe eksperiencat e jetës së stilit mes udhëtimeve dhe interiorit, faqeve të kuzhinës dhe sugjerimeve për një jetë më të shëndetshme dhe të përmbushur, personazhe, historitë dhe kuriozitete, ky numër përfaqëson gjithçka që “BORDO” di të bëjë më mirë: të sjellë më të bukurën, më të përzgjedhurën dhe më të sinqertën nga jeta publike dhe ajo personale.

Çfarë do të gjeni në këtë numër të ri?

Vijmë sot në këtë qershor me një kopertinë, që është edhe si lajtmotiv i verës, ku dasmat dhe nuset janë ende tradita më e bukur shqiptare. Xhoi & Xhei dy pinjollet e familjes Beja, vijnë në këtë kopertinë të BORDO-së, me imazhin që propozon kompania e tyre “Frida, Xhoi & Xhei” në këtë verë të 2025-ës, që do të përqafohet me siguri nga gjithë vajzat, që ëndërrojnë të veshin fustanin e bardhë dhe të vënë në krye kurorën e princeshës në ditën e tyre më të rëndësishme të jetës.

 

Edhe këtë qershor rikthehen copëzat e modës dedikuar fëmijëve, ku përmes editorialeve të modës, më të vegjlit shohin veten e tyre si modele.

 

 

Në faqet e Artit, piktorja Najada Hamza, vjen si kuratore e një nga ekspozitave më të rëndësishme të këtij viti, siç ishte ajo Substancë dedikuar jetës, krijimtarisë dhe veprës së piktorit Ali Oseku.

 

Në Men, do të takoni një nga aktorët më të mirë të kohës që jetojmë siç është Lulzim Zeqja, i cili përmes artit të bukur të fjalës dhe imazhit të një djali që pëlqen aventurat rrëfen jetën e tij mes karrierës dhe familjes

Të tjerë personazhe ndajnë eksperiencat e tyre private dhe profesionale, si; Klaudia Stajka, Mirela Doda, Dorant Ekmekçiu, Rei Bexhani, Eda Bano.

 

 

Çfarë veshim këtë sezon? Produkte të reja kozmetike, aksesorë dhe gjithçka tjetër që na duhet.

 

 Qershori është muaji ku kuzhina zbutet nga aroma e perimeve të freskëta, nga frutat e stinës dhe nga dëshira për receta të lehta, të shijshme dhe plot ngjyra. Në këtë numër të ri të revistës sonë, kemi përzgjedhur më të mirën që ofron sezoni: gatime që nuk kërkojnë orë të gjata në kuzhinë, por që kënaqin çdo shije dhe nxisin buzëqeshje në çdo vakt.

Merr një frymë. Merr një revistë. Merr pak kohë për veten.