Léonie Cassel së fundmi festoi ditëlindjen e saj të 15-të. Vajza e vogël e aktorëve të famshëm Monica Bellucci dhe Vincent Cassel bën një jetë më të izoluar, ndryshe nga motra e saj e madhe, Deva, e cila në moshën 20-vjeçare është kthyer në një emër të njohur në industrinë e modës dhe aktrimit.
Léonie preferon të qëndrojë larg vëmendjes. Ajo ka një llogari private në Instagram, e ndjekur nga vetëm 875 persona dhe një llogari në TikTok me gati 60 mijë ndjekës, ku herë pas here poston kërcime me miqtë e saj. Megjithatë, vetëm pesë video i kanë sjellë asaj miliona shikime.
Edhe pse e matur, Léonie ka ndarë publikisht disa momente me të atin, si për shembull një foto arkivi të postuar në ditëlindjen e tij. Nëna e saj, Monica Bellucci, përmendi në një intervistë se Léonie është e apasionuar pas teatrit. Aktorja shtoi se të dyja vajzat kanë një ndjeshmëri artistike, sipas madame.lefigaro.fr.