Këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku dha disa detaje me shume mbi projektet e reja muzikore, planet dhe dëshirat e saj në televizion, e shumë të tjera.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo në një moment u pyet në lidhje me një personazh që nuk do donte ta shihte në televizion. Enxhi ‘pa dorashka dhe pa i rënë nga Kina’, përmendi emrin e moderatores, Kostana Morava dhe u shpreh:
“Atë vajzën, Kostanën që kemi patur ne në “Wake Up”, nuk e kam parë në ekran, por s’do doja ta shihja asnjëherë sepse mendoj që nuk ka asnjë vlerë për të përcjellë, vëmendje, protagonizëm i tepërt”.
Kujtojmë, se Kostana ka patur ‘përplasje’ me moderatorët e “Wake Up” gjatë një interviste, ku nuk linte moderatorët të bënin pyetjet dhe madje kalonte deri në linccim dhe ofendim të tyre, edhe pse këta të fundit, is ckujton pamfleti.net, i kishin dhënë ‘vlerë’ duke i ofruar mundësinë për të thënë variantin e saj në lidhje me intervistën që kishte dhënë tek Eriona Rusi.



















