KreuCelebrity

“E bëri të qajë…”: Me një fjali të vetme, Victoria Beckham i paska "prishur dasmën” djalit!

“E bëri të qajë…”: Me një fjali të

Paska pasur nje moment te tensionuar në dasmën luksoze të Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz në prill të vitit 2022 në Palm Beach, Florida. Sipas burimeve të afërta me familjen, ndërhyrja e Victoria Beckham në castin e parë të vallëzimit të çiftit u përjetua jo mirë nga nusja.

Këngëtari i njohur Marc Anthony, mik i ngushtë i familjes Beckham, ishte ofruar të performonte falas në festën pas ceremonisë. Por, pak para se të niste kënga, ai thirri në skenë Brooklyn-in dhe iu drejtua të pranishmëve me fjalët:
“Gruaja më e bukur në sallë sonte, eja… Victoria Beckham.”

Kjo referencë e papritur ndaj nënës së dhëndrit, dhe jo ndaj nuses, la të ftuarit pa fjalë.
“Ishte një moment që e la të gjithë sallën pa fjalë,” theksoi një burim. 

Ndërsa Victoria kërceu ngadalë me të birin në skenë, Nicola u largua nga dhoma me lot në sy.
“Nicola ndjeu se Victoria e bëri qëllimisht, duke e ditur se ishte menduar të ishte një moment romantik për të dhe Brooklyn-in. Ai nuk mund ta shpjegonte këtë,” tregoi burimi. Ky episod, sipas personave të afërt me çiftin, nuk ishte një incident i izoluar, por vetëm maja e një ajsbergu që kishte kohë që ishte formuar mes dy familjeve.

“Ata janë përpjekur të bëjnë paqe, por sa herë që shkojnë të shijojnë një moment, gjithçka shembet përsëri,” sqaroi një tjetër burim. “Brooklyn ndihet i ndarë. Ata janë familja e tij, gjaku i tij, por ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me të atin. Shumë herë marrëdhënia e tyre ishte më shumë si një ‘biznes’,” shtoi ai.