A ju kanë thënë ndonjëherë se dukeni rrezatues? Sipas hulumtimeve të realizuara nga Universiteti i Calgary dhe Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Kanadasë, ju mund të jeni vertet duke shndritur!
Kjo dritë është aq e spikatur sa ka të ngjarë të jetë tregues i disa proceseve biologjike dhe aktivitetit qelizor. Është interesante që shkencëtarët vunë re se kjo dritë lëshohet vetëm kur njeriu, teksa pas vdekjes, ajo shuhet.
E kenie vene re sesi shëndeti apo lumturia juaj është e shkruar në fytyrën tuaj? Sipas shkencëtarëve, qeniet njerëzore dhe qeniet e tjera të gjalla, duket se lëshojnë realisht një shkëlqim.Studimet e mëparshme kanë vënë në dukje "llojet reaktive të oksigjenit" që qelizat e gjalla gjenerojnë kur përjetojnë forma të ndryshme të nxitjes (për shembull: nxehtësia, kequshqyerja, helmet ose sëmundjet).
Tek minjtë, shkencëtarët kanadezë pare se si aktivitetet e biofotoneve, të njohura ndryshesi fotone ultra të dobëta, ndryshojnë para dhe pas vdekjes. Ky studim i ri tregon afatin kohor në të cilin shkëlqimi zbehet pas vdekjes së një qenieje. Botuar në The Journal of Physical Chemistry Letters, studimi i fundit sugjeron se jo vetëm të gjitha gjallesat e lëshojnë këtë dritë, por ajo mund të diktohet tani edhe përmes vëzhgimit shkencor.



















