KreuCelebrity

Zbulohet ilaci i ri kundër kancerit, dyfishon shanset e mbijetesës!

Zbulohet ilaci i ri kundër kancerit, dyfishon shanset e mbijetesës!


Falë një mjekimi të ri, qindra mijëra njerëz që vuajnë nga një formë e avancuar kanceri e kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa frikën e një rikthimi të sëmundjes së pamëshirshme. BBC e përshkruan këtë ilac të imunoterapisë si të parin sinjal shpresëdhënës në 20 vjet për format e kancerit që janë më të vështira për t`u trajtuar. Media prestigjoze sjell rastin e 45 vjecares Laura Marston, së cilës i ishin dhënë pas shanse për të mbijetuar pas diagnozës me kancer në gjuhë. Gruaja e mori mjekimin para dhe pas operacionit.

Zbulohet ilaci i ri kundër kancerit, dyfishon shanset e mbijetesës!

Ajo ishte një nga më shumë se 350 pacientet, të cilëvë iu administria mjekimi imunoterapik nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Londër. Rezultatet ishin premtuese: Ilaci e dyfishoi kohëzgjatjen e kohës që pacientët ishin pa kancer, mesatarisht, nga rreth 2.5 vjet në pesë vjet. Laura tregon se ishte 39 vjec kur në 2019-tën, mjekët i thanë se ulcera në gjuhë që nuk po shërohej, në fakt ishte gje tjeter.

“Ai lajm më shkatërroi”, shprehet gruaja. Gjashtë vjet më vonë, Laura punon me kohë të plotë dhe thotë se “ po ia del shumë mirë". "Ka qenë fenomenale për mua, sepse jam këtu, në gjendje të flas me ju. Vetëm kjo imunoterapi e mrekullueshme më ka rikthyer jetën time", shprehet ajo. Kanceret në kokë dhe qafë njihen si ndër më të vështirët më trajtim, dhe në dy dekada, pak ndryshime ka pasur në mënyrën e trajtimit të pacientëve./TCH/