KreuCelebrity

Mbreti Charles duket se nuk ka shpëtim nga kanceri: Si po përballet sovrani në luftën me sëmundjen e pamëshirshme!

Mbreti Charles duket se nuk ka shpëtim nga kanceri: Si po përballet


Mbreti Charles u diagnostikua me kancer në fillim të vitit 2024. Që atëherë, ai ka zhvilluar një betejë të vazhdueshme me sëmundjen e pamëshirshme dhe ka bërë gjithçka që ka në dorë për të fituar disa vite jetë. Kohët e fundit janë shfaqur gjithnjë e më shumë thashetheme shqetësuese për shëndetin e mbretit Charles, por asnjë prej tyre nuk është konfirmuar. Megjithatë, në shtypin e huaj ka pasur edhe informacione të reja.

Mbreti Charles nuk e lejon kancerin të ndryshojë rutinën e tij

Duke pasur nevojë të përdorë të gjitha llojet e trajtimeve dhe të shkojë vazhdimisht te mjeku, Mbreti Charles përpiqet ta jetojë jetën e tij sa më normalisht që të mundet. Sipas informacioneve të fundit, sovrani po “ia del” mjaft mirë me të gjitha gjërat që duhet të bëjë si mbret, megjithëse sëmundja duket se nuk po largohet. Pavarësisht kësaj, Charles nuk dëshiron të heqë dorë nga detyrat mbretërore dhe po injoron këshillat e atyre që e rrethojnë për të adoptuar një ritëm më pak aktiv. Vetëm pak ditë më parë ai dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në Kanada, ku morën pjesë në disa evente zyrtare.

"Gjëja që mëson nga kjo sëmundje është se duhet ta menaxhosh atë, dhe ai pikërishtë këtë po bën. Shkenca mjekësore ka bërë përparime të jashtëzakonshme dhe, sinqerisht, nuk shoh ndonjë ndryshim tek ai. Për sa kohë që ndiqni udhëzimet e mjekëve, jetoni jetën tuaj sa më normalisht të jetë e mundur dhe kjo është pikërisht ajo që ai po bën", tha një këshilltar mbretëror.