Sezer Arslan është një nga parukierët më të famshëm dhe të kërkuar në Shqipëri, i njohur për kujdesin ndaj imazhit të figurave publike dhe të famshme. Ai ka fituar një reputacion të fortë për stilin dhe aftësitë e tij, duke u bërë një emër i njohur në industrinë e bukurisë.
I ftuar në "Miqtë e Pasdites" me Beniada Nishanin, Sezeri ka folur për shpënguljen e tij nga Turqia në Shqipëri dhe cila ka qenë arsyeja.
Sezer: Ka qenë rastësi ardhja ime në Tiranë, zgjedhja ime ka qenë Europë. Kisha një shokë që jetonte këtu, erdhi në Turqi për pushime, kisha kohë që nuk e kisha takuar më tha se jetonte në Tiranë dhe "A do të vish më tha?". Deri në atë kohë nuk e njihja Shqipërinë se dhe Instagrami nuk ka qenë aq i fuqishëm.
Beniada: Sa vite më parë bëhet fjalë?
Sezer: 2013 dhe kam qenë 18-19 vjeç, shumë i vogël.. kam punuar, kam parë suksesin më ka ecur puna dhe kjo ishte arsyeja më e madhe që kam ndenjur këtu e arrita qëllimin që kisha, suksesin e parukierit për atë që doja.
-
"Buqeta e Qershorit", del numri i ri i revistës BORDO!
2 Qershor, 10:20



















