KreuCelebrity

Danny DeVito pranon “fiksimin” për Michelle Pfeiffer: “Ishte një perëndeshë!”

Danny DeVito pranon “fiksimin” për Michelle Pfeiffer:


"Batman Returns" pati një sukses të madh në kinema, duke grumbulluar mbi 250 milionë dollarë në të gjithë botën, një performancë e lavdërueshme kjo për fillimet e viteve 1990. Me regji të Tim Burton, filmi solli në rolet kryesore Michael Keaton (Batman), Danny DeVito (Pinguini) dhe Michelle Pfeiffer (Gruaja-Mace). Aktorja e mrekullueshme nuk e magjepsi audiencën vetëm me lëvizjet e saj si mace në kostumin e famshëm prej lateksi.

Danny DeVito pranon “fiksimin” për Michelle Pfeiffer:
Danny DeVito pranon “fiksimin” për Michelle Pfeiffer:
Danny DeVito pranon “fiksimin” për Michelle Pfeiffer:

Danny DeVito i dha se fundi një intervistë aktorit Colin Farrell për programin "Actors on Actors", prodhuar nga Variety, në të cilën bëri disa rrëfime të papritura. Ylli 80-vjeçar tha se ishte i magjepsur nga kolegia e tij e bukur, Pfeiffer.

Danny DeVito pranon “fiksimin” për Michelle Pfeiffer:
Danny DeVito pranon “fiksimin” për Michelle Pfeiffer:

“Ajo ishte thjesht e mrekullueshme," tha DeVito për përvojën e tij të punës me Pfeiffer, duke shtuar sipas Page Six: "U tërhoqa shumë nga Michelle”.
Aktori që luajti rolin e Pinguinit të lig (Osëald Cobblepot) tha se ishte më i vetëdijshëm për pamjen e tij kur ajo ishte në shesh xhirimi. "Ajo ishte një perëndeshë," i tha DeVito Colin Farrell. "Nëse do ta dija që ajo do të ishte në një skenë atë ditë... do të skuqesha. Do të vija grim shtesë. Do t'u kërkoja artistëve të grimit: 'Më jepni edhe një kile grim,'" kujtoi aktori.
Kur Colin Farrell e pyeti me shaka nëse Pfeiffer kishte qenë ndonjëherë aq e mërzitur saqë ajo kishte thirrur sigurimin, DeVito u përgjigj i zbavitur: "Ndjej se asaj i pëlqeu. Asaj i pëlqeu Oswald."