KreuCelebrity

Nga Jonida Maliqi te Mato Lale dhe Ronela Hajati, producenti i njohur komenton Vip-at!

Nga Jonida Maliqi te Mato Lale dhe Ronela Hajati, producenti i njohur komenton

Jeris Kaso është një producent mjaft i njohur, i cili ka kompozuar këngë të zhanereve të ndryshme nga muzika klasike,pop,ballada deri tek rregaeton, afrobeats,hip-hop,trap,house. Prej disa vitesh ka krijuar studion e tij, ku punon me emrat më të rëndësishëm të tregut muzikor shqiptar dhe jo vetëm, duke perfshirë dhe projekte ndërkombëtare gjithashtu.

Jerisi ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin "Miqtë e pasdites" me Beniada Nishanin. Përveç se ka treguar për fillimet e karrierës së tij që nga ardhja në Tiranë, Jerisi nuk mund të shpëtonte pa dhënë një koment për disa nga artistët shqiptarë, me të cilët ai bashkëpunon.

Beniada: Si është Eneda?

Jerisi: Shumë profesioniste , precize, ka super vokal

Beniada: Jonida Maliqi?

Jerisi: Dritë, një dashuri

Beniada: Ronela Hajati?

Jerisi: Është bish, një far bishe

Beniada: Dylan Reka?

Jerisi: Është shumë i talentuar

Beniada: Mato Lale?

Jerisi: Peshkaqen

 

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da RTSH (@rtshqiptar)

Përgatiti: Libera Resulaj