KreuCelebrity

“Nuk është e bukur, s`e njohin as të shtëpisë së vet”..Adrola Dushi ruan qetësinë para provokimeve!

“Nuk është e bukur, s`e njohin as të shtëpisë

Adrola Dushi, ka qenë së fundmi viktimë e një kamere të fshehtë të organizuar nga platforma Andale, në një situatë sa të sikletshme aq edhe plot humor. E ftuar në një restorant për të realizuar një intervistë të zakonshme, Adrola nuk e kishte idenë se çfarë e priste. Që në fillim, “gazetarja” fillon ta vendosë në pozita të pakëndshme me pyetje aspak profesionale si: “Çfarë të duket vetja ty?” apo “A ke bërë ndonjëherë operacione plastike?” – të cilat e marrin modelen në befasi.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, në ambientin e restorantit nisin të hyjnë persona të infiltruar nga stafi i Andale, të cilët sillen sikur nuk e njohin Adrolën dhe krijojnë situata që vënë në dyshim famën dhe figurën e saj publike. Nga kamarierë që nuk e presin si VIP, tek klientë që nuk i kushtojnë vëmendje, çdo detaj ishte menduar për ta çuar reagimin e saj deri në kufijtë e durimit.

Megjithatë, Adrola Dushi tregoi qetësi, edukatë dhe profesionalizëm në çdo moment. Ajo e kaloi çdo situatë me buzëqeshje dhe maturi. Vetëm në fund, kur ajo vendos ta ndërpresë intervistën për shkak të lodhjes nga ngjarjet e çuditshme, i zbulohet surpriza: gjithçka ishte një kamerë e fshehtë! Reagimi i saj qe serish i natyrshem dhe me humor!