Së fundmi një prishje miqësie ka ndodhur mes dy personazheve të showbizit shqiptar. Bëhet fjalë për Egli Takon dhe Fifin, të cilat së fundmi kanë shfaqur kudo miqësinë, mbështetjen ndaj njëra-tjetrës publikisht dhe kAtë fundjavë publikuar bashkëpunimin e tyre muzikor.
E duket se ky bashkëpunim ishte arsyeja që solli mosmarrëveshje mes Fifit dhe Eglit, pasi sipas disa thashethemeve që po qarkullojnë, vajza nuk kanë rënë dakord për ndarjen e fitimit të klikimeve të këngës. Si përfundim kënga është fshirë nga youtube dhe nga kjo u kuptua se diçka nuk shkonte.
Të dyja kanë bërë disa deklarata për njëra-tjetrën duke shprehur fjalët më të mira dhe vlerësimin si artiste dhe miqësia e tyre nisi pas daljes së Eglit nga "BBV" dhe nuk zgjati shumë.